Sporti

“Shpërthimi” i Bunjakut, golat e tij i sjellin gjithmonë pikë Malishevës

12/02/2024 13:35
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka befasuar të gjithë këtë sezon me paraqitjet fantastike në Superligën e Kosovës në futboll. Momentalisht, lojtarët e Bekim Isufit janë në pozitën e dytë në renditjen tabelare, gjashtë pikë pas Dritës.

Një lojtar që ka “shpërthyer” këtë sezon me Malishevën është sulmuesi Fatjon Bunjaku, i cili erdhi kaloi tek kjo skuadër në afatin kalimtar të verës.

Bunjaku ka shënuar 5 gola në këtë edicion, por realizimet e tij gjithmonë kanë qenë vendimtare, duke i sjellur pikë ekipit të tij.

Dje, sulmuesi realizoi në sekondat e fundit ndaj Gjilanit, duke shënuar golin e fitores 0-1 në minutën e 94’të.

Ai poashtu kishte realizuar edhe ndaj Ballkanit në xhiron e parë – në fitoren 3-2. Gol vendimtar i tij ishte edhe ndaj Llapit në triumfin 0-1.

Bunjaku realizoi edhe ndaj Ferizajt në barazimin 1-1, e ndaj Suharekës në fitoren 1-3.

/GazetaBlic Sport