Lajme

Shpërthimet ruse në Kiev nuk kanë të ndalur

03/21/2022 07:32
nga:Donika Fetahu

Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të dielën vonë, sipas ekipit të CNN në terren.

Shpërthimet goditën rrethin Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha të dielën vonë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

“Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe në territorin e një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit, paramedikët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, tha Klitschko përmes Telegram.

Më herët të dielën, pati zjarr masiv kundërajror  mbi Kiev.