Lajme

Shpërthim pranë Rafahut teksa kamionët e ndihmave kalojnë kufirin

01/18/2024 17:11
nga:Sh R

Një shpërthim ka ndodhur në qytetin jugor të Gazës, Rafah, derisa kamionët e ndihmave kaluan kufirin.

Izraeli e mbylli plotësisht Gazën pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe që atëherë ka lejuar vetëm furnizime të kufizuara, shkruan Sky News.

Zyrtarët e lartë të OKB-së kanë paralajmëruar se rajoni përballet me urinë dhe sëmundjet e përhapura nëse nuk jepet më shumë ndihmë.

Ata argumentojnë se dorëzimi pengohet nga hapja e shumë pak pikave kufitare, një proces i ngadaltë verifikimi dhe luftime në të gjithë territorin, e të gjitha këto janë kryesisht nën kontrollin e Izraelit.

Ndërkaq, është bërë e ditur se një ngarkesë me ilaçe për dhjetëra pengje të mbajtura nga Hamasi mbërriti dje në Gaza.