Lajme

Shpërthim pranë një banese në Tiranë, policia: Iu vendos lëndë plasëse, dëmtohet kati i parë

08/24/2022 08:08
nga:G B

Lëndë plasëse është vendosur ditën e sotme pranë një banesë dy katëshe në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

“Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se  është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse”, thuhet në komunikatën e policisë.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.