Lajme

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, raportohen viktima

02/23/2022 08:37
nga:Y I

Të paktën 7 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë të paligjshme fishekzjarrësh në shtetin indian të Himachal Pradesh.

Pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe emigrantë që punonin në fabrikë. Sipas të dhënave bilanci mund të rëndohet dhe më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Fabrika kishte pak muaj që kishte nisur nga puna dhe banorët e zonës shprehen se nuk ishin në dijeni se brenda saj ishin të depozituara lëndë piroteknike.

Shtatë persona rrahen mes vete në Prishtinë, lëndohen katër prej tyre