Një banesë në Tiranë është goditur me lëndë plasëse.
Sipas policisë, nuk dihet se kush ka gisht në këtë rast, e as motivet e aktit.
“Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme