Lajme

Shpërthim me tritol në një biznes në Kamëz, shkaktohen dëme materiale

11/15/2025 08:39
nga:Sh R

Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan euronews.al

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.