Lajme

Shpërthim me tritol në një banesë në Sarandë

12/05/2022 09:02
nga:Genita C

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin rrethues të një banesë në lagjen Nr.1 të qytetit të Sarandës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:45 të ditës së sotme.

Nga shpërthimi me lëndë eksplozive në banesën e shtetasit L.L. janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, njofton tvklan.