Lajme

Shpërthim i kontrolluar në aeroportin e Torontos, dy të arrestuar për vendosjen e pajisjes

10/23/2022 18:34
nga:G B

Dy persona janë arrestuar pasi autoritetet kanë gjetur një pajisje shpërthyese në aeroportin “Billy Bishop”, në qytetin e Torontos, Kanada.

Sipas policisë, rreth orës 16:00 të së shtunës, një pajisje u gjet në një biçikletë të parkuar pranë terminalit të trageteve në anën e ishullit të aeroportit.

Terminali i trageteve dhe tuneli u mbyllën, pasagjerët në terminal u evakuuan dhe u anuluan disa fluturime, shkruan CNN.

Policia arriti të kryente shpërthim të kontrolluar të mjetit që u gjet.

“Pajisja është çarmatosur dhe Shërbimet e Policisë së Torontos kanë përfunduar hetimin e tyre dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, tha aeroporti përmes një deklarate për media.

Dy personat e dyshuar janë në paraburgim, tha policia e Torontos. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për llojin e pajisjes së gjetur.

Operacionet dhe fluturimet e aeroportit do të rifillojnë gjatë ditës së diel, sipas aeroportit.