Lajme

Shpërthim i fuqishëm në Lushnjë: Një i vdekur, ndër katër të plagosurit një deputet i PS-së

03/01/2024 17:06
nga:Sh R

Një shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnjë i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur 4 të tjerë.

Mes të plagosurve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Çela mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë në rrezik për jetën.

Ndërsa viktimë e shpërthimit ka mbetur shtetasi Roland Hoxha. Po ashtu bëhet e ditur se edhe të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa po kryeheshin punime për ngritjen e një kapanoni (depoje).

Dyshohet se punonjësit kanë prekur linjën e tensionit të lartë e për pasojë ka ndodhur dhe shpërthimi./EuronewsAlbania