Lajme

Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej tyre në gjendje të keqe

11/20/2024 17:24
nga:Sh R

Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles.

Nga 1822 pasagjerë, 55 prej tyre dhe 15 anëtarë të ekuipazhit u sëmurën.

CDC konfirmoi se shkaktar ishte norovirusi, me simptoma kryesore diarre dhe të vjella.

Pas shpërthimit, kompania rriti masat e pastrimit dhe grumbulloi mostra për analiza.

Anija mbërriti në Los Angeles më 17 nëntor dhe vazhdoi udhëtimin për në Fort Lauderdale.