Sporti

“Shpërtheu” stadiumi, momenti kur Mesut Ozil provokoi tifozët e Galatasaray

11/22/2021 08:57
nga:Lorik J

Dje është luajtur derbi i madh turk mes Galatasaray dhe Fenerbahces në Telekom Arena.

Skuadra e Fenerbahces arriti të fitojë derbin në minutat e fundit me rezultatin 1:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Protagonist në këtë duel ishte edhe futbollisti i njohur, Mesut Ozil, i cili realizoi golin e parë të ekipit mysafir në këtë ballafaqim.

Megjithatë, Ozil u kujdes që të lëshonte edhe një ‘mesazh’ për tifozët rival të Galatasaray.

Gjatë ballafaqimit, mesfushori 33 vjeçar iu drejtua tifozëve të Galatasaray duke prekur stemën e Fenerbahces, gjë e cila irritoi tej mase publikun, të cilët filluan të hudhin gjësende ndaj lojtarit.

Ja momenti: