Pas shtyrjes së ndeshjes kundër Burnley-t, Tottenham rrezikon të humbasë një tjetër ndeshje në kampionatin anglez këtë herë për shkak të shpërthimit të Covid-it në klubin e tyre.
Në grupin e ekipit janë 11 raste pozitive (lojtarë dhe staf) dhe për këtë arsye Premier Leagues i është kërkuar shtyrja e ndeshjes kundër Brighton, e cila është planifikuar për t’u luajtur të dielën, përcjell GazetaBlic Sport.
Përhapja shpërtheu të dielën në mbrëmje me lojtarët e parë që shfaqën simptoma, më pas tamponët e së hënës treguan që njëmbëdhjetë prej tyre rezultuan pozitiv.
Nesër, Tottenhami oaraqitet në Conference League ndaj Rennes, gjithsesi ndeshja do të luhet.
Rregulli i UEFA-s është i qartë, me 13 lojtarë në dispozicion (përfshirë një portier) nuk është e mundur të shtyhen ndeshjet dhe për këtë arsye Spurs do të jenë rregullisht në fushë.
Ndryshe është rasti për ndeshjen ndaj Brighton. Këtu fjala e fundit i takon Premierligës e cila do të duhet të vendosë nëse do ta shtyjë ndeshjen apo do ta lërë të luhet gjithsesi.
/GazetaBlic Sport


