Vëllai i Sergio Aguero ka dhënë deklaratë mjaft interesante për Pep Guardiola pas ndeshjes finale të Man City, duke këmbëngulur se trajneri aktual i Citizens kurrë nuk e donte sulmuesin në skuadrën e tij.
Sulmuesi, Aguero e nisi finalen e Ligës së Kampionëve nga pankina, në ndeshjen e tij të fundit ndonjëherë për klubin anglez, përcjell GazetaBlic Sport.
Vëllai i Agueros, Mauricio del Castillo, beson se katalanasi “nuk e kishte dashur kurrë” Aguero në Etihad.
Ai e bëri komentin e tij me një cicërimë që më vonë e fshiu, duke shkruar: “Guardiola kurrë nuk e donte vëllain tim që nga ardhja e tij në City.”
Kur u pyet se pse e kishte fshirë mesazhin ai u përgjigj: “Shumë njerëz toksikë, shumë”.
Ai më pas shtoi: “Unë jam i lumtur që njerëzit e kanë parë atë dhe unë do ta shkruaj përsëri nëse dua”.
/GazetaBlic Sport


