Lajme

Shpërthen një bombolë gazi në Prishtinë, lëndohet një person

12/02/2021 16:24
nga:M K

Një person është lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se bëhet fjalë për një bombolë gazi e cila është shfrytëzuar për nevoja familjare.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën ‘Shaip Kamberi’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare.

Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, njoftoi Borovci.