Lajme

Shpërthen në flakë magazina e një karburanti në Durrës

08/01/2022 15:41
nga:G B

Shpërthen në flakë magazina e një karburanti në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr. 14 të qytetit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se si pasojë e zjarrit nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.