Sporti

‘Shpërthen’ Mourinho pas humbjes nga Milani, kjo është deklarata e tij

10/31/2021 23:01
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka fituar derbin ndaj Romës me rezultatin 1-2.

Milan rrëmbeu një fitore të vështirë ndaj Romës në ‘Olimpico’ duke rrëmbyer tre pikë të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Mourinho ishte tejet i tensionuar me arbitrin gjatë tërë ndeshjes dhe nuk komentoi shumë për të pas përfudimit të ballafaqimit.

“Urime Milanit dhe nuk dua të them asgjë më shumë, sepse nëse flas të dielën nuk do të jem në stol. Mungesa e respektit për tifozët tanë, të gjithë ata që e duan Romën, më shkakton nervozizëm. Nuk luajtëm mirë, por dhamë gjithçka. Kaq mjafton”, tha shkurtimisht Mourinho për DAZN.

/GazetaBlic Sport