Sporti

‘Shpërthen’ Lukaku: Nuk jam i lumtur te Chelsea

12/30/2021 19:54
nga:E K

Lukaku bëri rikthimin e madh te Chelsea këtë verë nga skuadra e Inter.

Belgu u transferua në Londër për një shumë prej 98 milionë funtesh, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, karriera e tij te Chelsea nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi belg u përballë menjëherë me një lëndim që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, kurse tani nuk ka kohën e mjaftueshme nga Tuchel.

Ai u shpreh se nuk është i lumtur te Chelsea pasi tekniku gjerman ka ndërruar sistemin e lojës.

“Nuk jam i lumtur me situatën te Chelsea. Tuchel ka zgjedhur të ndërrojë sistemin e lojës, por unë nuk do dorëzohem. Do të tregohem profesionist”, tha Lukaku.

/GazetaBlic Sport/