Sporti

“Shpërthen” Leonardo: Reali duhet të ndalet, Mbappe është lojtari ynë dhe pikë!

10/05/2021 18:21
nga:Lorik J

Transferimi i Mbappes tek Real Madridi akoma është çështje në mediumet më të mëdha sportive.

Megjithatë, në lidhje me këtë ka reaguar sërish drejtori sportiv i PSG’së, Leonardo, i cili i ka bërë apel Real Madridit që të ndalet, pasi Mbappe është lojtar i tyre dhe kjo marrëveshje do të zgjasë akoma, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ka zgjatur 2 vjet. Merkato e transferimit ka përfunduar, Real Madrid duhet të ndalojë së vepruari kështu. Ata duhet të ndalen! Mbappe është lojtar i PSG dhe klubi dëshiron që kjo marrëdhënie të zgjasë. Është mungesë respekti për PSG”, tha Leonardo për L’Equipe.

/GazetaBlic Sport