Sporti

“Shpërthen” koronavirusi tek Real Madrid, ndeshja e radhës mund të shtyhet

12/16/2021 10:08
nga:Mergim Rreci

Ka një shpërthim të rasteve me koronavirus tek Real Madrid.

Dje u konfirmuan dy raste, me Luka Modric dhe Marcelo që zyrtarisht u njoftua se janë të infektuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve të fundit, ka edhe disa raste të tjera pozitive në klub.

Sot pritet njoftimi zyrtar nga klubi dhe ndeshja ndaj Cadizit mund të shtyhet.