Showtime

‘Shpërthen’ kënga e Fifit me DJ PM dhe DJ DAGZ, radhitet e 27 në botë

02/21/2022 10:54
nga:Donika Fetahu

Treshja më e komentuar këngëtarja kosovare Fifi, DJ PM dhe DJ DAGZ, bashkuan forcat e tyre dhe sollën një këngë të premtën të titulluar “Hana”.

Ky bashkëpunim u prit mjaft mirë nga fansat e tyre, shkruan GazetaBlic.

Ata janë ndër më të komentuarit në mediat rozë për shkak të pjesëmarrjes në reality-showin më të shikuar “Big Brother Vip”.

Sukseset e kësaj kënge nuk kanë të ndalur, së fundmi Fifi, përmes një postimi në InstaStory, ka treguar se ky projekt muzikor është renditur i 27 në botë.

“Hana po çmendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi./GazetaBlic/

Më poshtë gjeni linkun e këngës: