Lajme

Shpërthen Haki Abazi: Më larguan nga ulësja në Kuvend, deshën të orkestronin një përplasje timen me Sali Zybën

05/03/2023 15:20
nga:Y I

Deputeti i GP të LVV-së, Haki Abazi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook për një incident që i ka ndodhur sot në Kuvend raporton Gazeta Blic.

Abazi ka thënë se tek ulësja e tij në kuvend, Kurti dhe “Çadra e Gadafit” duke iu referuar shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, kishin urdhëruar të ulet deputeti Besim Muzaqi.

“Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt” shkruan Abazi raporton Gazeta Blic.

Tutje Abazi thotë se Qeveria për të mbuluar dështimin në Bruksel deshën të orkestrojnë një skandal dhe përplasje fizike të tij me Sali Zybën.

Reagimi i plotë: