Trajneri i Atalantas, Gianpiero Gasperini u zemërua pas penalltisë së dhënë për Club Brugges, e cila i dha belgëve një fitore 2-1 në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League.
Në kohën shtesë të ndeshjes, Isak Hien preku me dorë Gustaf Nilsson dhe gjyqtari turk Umut Möller dha një penallti, e cila u konfirmua nga VAR dhe Nilsson shënoi nga pika e bardhë.
“Ky nuk është më futboll, ata duan të eliminojnë plotësisht lojën me kontakt. Ky sport nuk është më i njëjti, nuk i kuptoj rregullat”, tha Gasperini pas ndeshjes.
Ndeshja e kthimit luhet pas 1 jave në Bergamo.
/GazetaBlic Sport


