Lajme

“Shpërthen” Driton Selmanaj: Oj zonja ministre e Drejtësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut

06/17/2021 13:52
nga:Gazeta Blic

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është përplasur ashpër me ministren e Drejtësisë, Albulen Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

Derisa  ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ajo vlerëson se kush duhet të jetë anëtar në Komisionin për Provimin e Jurispodencës.

Pas kësaj ka reaguar deputeti Selmanaj ka reaguar duke theksuar se ajo nuk është për të vlerësuar, ngase nuk është në kompani private të Faton Dalladakut, kompani për të cilën thuhet se ka punuar Haxhiu.

“Oj zonja ministre e Drejtësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut”, tha Selmanaj.

“Vërtetë shqetësimi më i madh duhet të jetë ky, merre me mend një ministre del thotë unë e vlerësoj më shumë guximin sesa një vendim të një institucioni më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Oj zonjë, oj zonjushë, oj ministre s’po flas në emër tënd personal po flas për ministren e shtetit tim, ministren e Drejtësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut këtu, je ministre e Drejtësisë, nuk je ti kërkush me vlerësu guximin ose mosguximin e dikujt”, i ka thënë Selmanaj ministres së Drejtësisë.

Albulena Haxhiu: Më vjen keq që kam dëshpëruar opozitën, nuk propozoj emra në Komisionin për Jurisprudencë që e kanë denigruar sistemin e drejtësisë