Sporti

“Shpërthen” dhuna pas ndeshjes Boca Juniors-Atletico Mineiro, policia intervenon me gaz lotsjellës në zhveshtore

07/21/2021 08:48
nga:Lorik J

Boca Juniors u eliminua nga Copa Libertadores nga Atletico Mineiro të Martën, por të dy ekipet janë të sigurt se do të përballen me sanksione pas skenave kaotike gjatë dhe pas ndeshjes në Belo Horizonte.

Policia braziliane u desh të intervenonte me gaz lotsjellës në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes,pasi lojtarët e Boca Juniors ishin tejet të zemëruar dhe filluan të përballeshin me lojtarët kundërshtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediumi brazilian, Globoesporte raportoi se lojtarët e Boca u përpoqën të futeshin në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve poashtu.

Lojtarët poashtu ishin përplasur në tunel pas ndeshjes, pasi VAR-i ia mohoi Bocas atë që ata besonin se ishte një gol i rregullt.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0, por në penallti fitoi Atletico Mineiro me rezultatin 3:1.

Ja skenat pas ndeshjes: