Sporti

“Shpërthen” dhuna në Itali, tifozët e Atalantas sulmojnë ata të Manchesterit, ka të lënduar

11/01/2021 19:30
nga:Lorik J

Tifozët e Manchester United u sulmuan në një kafiteri në Bergamo nga një grup tifozsh të maskuar.

E gjithë përleshja la dy të plagosur, përcjell GazetaBlic Sport.

Atalanta do të presë Manchester United këtë të martë në Champions League, në një takim shumë të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit për dy klubet. Disa tifozë të Djajve të Kuq e kishin parashikuar udhëtimin dhe ishin të pranishëm në Itali këtë fundjavë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, disa prej tyre u sulmuan nga rreth 20 persona të maskuar, të cilët hodhën fishekzjarre dhe tym në lokalin ku po hanin tifozët e United.

Ja pamjet: