Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, aty ku për shkaqe ende për t’u përcaktuar në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi.
Shpërthimi ka përfshirë të gjithë banesën duke plagosur pronarin e banesës, një 59-vjeçar me inicialet R.K., djalin e tij 34-vjeçar T.K, dhe një familjar, A.M., 40 vjeç, të cilët kanë djegie në trup.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.