Një bombolë e gazit ka shpërthyer te parkingu nëntokësor në Prishtinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.
Ai shtoi se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar.
Azilkërkuesit nga Ballkani në BE, Kosova e parafundit, Shqipëria e para


