Lajme

Shpërthen bombola e gazit, lëndohen dy persona

08/04/2021 23:16
nga:Gazeta Blic

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Durrës.

Policia bën të ditur se në orën 20:40 në një banesë në lagjen nr.13, Durrës ka shpërthyer një bombolë gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ A2 CNN