Sporti

‘Shpërthejnë’ tifozët e Lille në Francë, Policia arreston disa prej tyre në festën e titullit

05/24/2021 09:09
nga:L J

Paralelisht me festimet e titullit kampion të Francës këtë të dielë në Lille, shtatë persona u arrestuan nga policia, njoftoi të hënën Prefektura e Veriut të Francës.

Qindra tifozë kishin shkuar në Grand’Place për të marrë festuar titullin e LOSC, përcjell GazetaBlic Sport.

Shtatë persona u arrestuan gjatë natës në Lille, ku mijëra mbështetës ishin mbledhur pavarësisht orës policore.

Lille ka fituar titullin pas 10 vitesh në Francë, andaj gëzimi ishte i madh tek tifozët e klubit, megjithatë disa prej tyre u ndëshkuan nga Policia e Francës.

/GazetaBlic Sport.