Italia mbrëmë u shpall kampione e Evropës.
Italia mposhti Anglinë në finalen e madhe të Euro 2020, falë penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1, kurse në penallti italianët ishin më efikas duke fituar me rezultat 3-2.
Lojtarët që dështuan të realizojnë nga pika e bardhë janë sulmuar menjëherë me baza racore nga tifozët anglezë.
Bukayo Saka, Rashford dhe Sancho që të tre kanë marrë ofendime të rënda racore pasi dështuan të shënojnë nga penalltia.
Në lidhje me këtë ka reaguar menjëherë Federata e Futbollit të Anglisë, e cila ka dënuar ashpër fyerjet në drejtim të lojtarëve që dhanë gjithçka për fanelën e “Tre Luanëve”.
— FA Spokesperson (@FAspokesperson) July 12, 2021
““FA dënon me forcë të gjitha format e diskriminimit dhe është e tmerruar nga racizmi në internet që u është drejtuar disa prej lojtarëve tanë të Anglisë në mediat sociale”.
“Ne nuk mund të ishim më të qartë se kushdo që qëndron pas një sjelljeje të tillë të neveritshme nuk është i mirëpritur të ndjekë ekipin. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët e prekur ndërsa kërkojmë dënime më të ashpra të mundshme për cilindo”.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të hequr diskriminimin nga loja, por i lutemi qeverisë të veprojë shpejt dhe të sjellë legjislacionin e duhur në mënyrë që ky abuzim të ketë pasoja të jetës reale”, shkruahet në komunikatën e FA.
/GazetaBlic Sport/


