Sporti

“Shpërthejnë” problemet tek Franca, nëna e Rabiot sherr me familjen e Mbappe dhe Pogbas

06/30/2021 10:44
nga:Mergim Rreci

Eliminimi i Francës në raundin e dytë të “Euro 2020” nga Zvicra i befasoi të gjithë dhe tashmë problemet kanë filluar tek kjo kombëtare.

E para, megjithatë, më e gjalla, filloi direkt në tribunat e stadiumit të Bukureshtit nga zëri vullkanik i Veronik Rabiot, që është nëna e futbollistit Adrien Rabiot, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas barazimit  3-3 të Gavranoviç mamaja e futbollistit të Juventusit shfryu te prindërit e Pogbas, pastaj te familja e Mbappes kur ndeshja kishte përfunduar dhe fati i “Gjelave” qe vendosur.

Nënamenaxhere e mesfushorit Adrien Rabiot është e njohur në botën e futbollit për karakterin e saj disi të veçantë, por ajo që u rindërtua nga mediat franceze pas ndeshjes kundër Zvicrës do të ishte një hap më i madh se zakonisht.

Në këndvështrimin e zonjës Veronik, Pogba dhe Mbappe, ishin ata që fajësoheshin si përgjegjës për eliminimin e Francës nga “Euro 2020” për topin e humbur nga mesfushori i United para barazimit zviceran dhe më pas për penalltinë e humbur nga ylli i PSG-së.

Nëna e Rabiot do të ishte kthyer me zemërim te prindërit e Pogbas duke pyetur se si mesfushori i United mund të kishte humbur një top kaq të rrezikshëm në mes të fushës, duke këshilluar më pas në fund të lojës babanë e Mbapesë për të edukuar djalin e tij dhe për ta bërë atë më pak arrogant. Aty situata më pas degjeneroi në fyerje.