Sporti

Shpërthejnë mediat ukrainase: Italia u kualifikua, ëndrra e Ceferin u realizua

11/21/2023 08:44
nga:Mergim Rreci

Mediat ukrainase flasin me tone të diskutueshme, ku theksohet penalltia e mohuar ndaj Mudryk dhe fjalët e Ceferin, i cili në tetor kishte cilësuar Italinë si shumë të rëndësishme për të mos u kualifikuar në Euro 2024.

“Kishte një kërkesë për penallti pas një rrëzimi të Mudryk, por arbitri nuk e dha. Madje as nuk e sheh për herë të dytë. Në fund ëndrra e Ceferin u bë realitet, Italia u kualifikua në EURO 2024 falë barazimit”, shkruanin mediat ukrainase.

Gjithashtu edhe trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov foli për këtë çështje.

“Për mua, ka pasur një faull nga Cristante ndaj Mudryk, por ka VAR dhe nuk jemi ne ata që vendosim. Arbitri në fushë nuk thirri për ta verifikuar atë. Për mua ishte penallti, por as VAR nuk e mori mundimin për ta thirrur gjyqtarin ta shikonte”, tha tekniku ukrainas.