Showtime

“Shpërthejnë” kritikat e ashpëra ndaj produksionit të Big Brother Vip: Po largoni atë që dëshironi ju, jo publiku…

12/22/2021 17:40
nga:Genita C

“Big Brother Vip” është kthyer në një reality show shumë të ndjekur anë e mbanë ku ka shqiptar.

Çdo javë, një nga banorët e shtëpisë eleminohet nga votimi i publikut, shkruan GazetaBlic.

Kohëve të fundit dalja e disa banorëve nga shtëpia ka sjellur polemika të ndryshme tek publiku jashtë , të cilët shumë nga ata kanë vendosur të japin mendimin në rrjetet sociale.

Ndonëse produksioni ka bërë me dije se përveç votave me “sms” asnjë tjetër nuk vlen, veçanarisht këto në rrjetet sociale, përsëri ndodh diçka e çuditshme.

Faqja zyrtare e “Big Brother Vip” publikon foto të banorëve të cilët janë në nominim për t’u larguar me mbishkrimin: Cilin banorë doni të largoni nga shtëpia e Big Brother Vip?

Në këto foto të publikurara në rrjetet sociale ka një numër të madh kritikash, duke u shprehur se asgjë nuk ndodh siç voton publiku por siç dëshiron produksioni.

Më poshtë gjeni disa prej tyre./GazetaBlic/