Lajme

Shpërthejnë dy vatra zjarri të rrezikshme për shtëpitë në Malishevë

08/04/2021 18:23
nga:M K

Sot pasdite në Lladrovc të Malishevës kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga komuna e Malishevës.

Ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë.

Zjarret e sotme, përsëri kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre, thuhet në komunikatë.