Lajme

Shpërndau video të abuzimit seksual me fëmijë, arrestohet një person në Lipjan

12/18/2025 10:15
nga:Y I

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti dyshohet se ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.

Nga policia është bërë e ditur edhe se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘MATERIALET ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJEVE

Lipjan / 17.12.2025 – 13:30. Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social dyshohet se ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK’ja.