Lajme

Shpërblehet “sakrifica” e Lulzim Hetemit, emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

03/17/2026 14:22
nga:G B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri Kurti e uroi Hetemin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit 2023, Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit, detyrë në të cilën shërbeu deri në fund të mandatit.