Lajme

“Shpend Ahmeti u sha nga Lëvizja Vetëvendosje pasi doli nga kjo parti”

12/07/2021 18:39
nga:Gazeta Blic

Asamblisti në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re Sami Boroci, ka folur rreth punës tetëvjeçare të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.

Boroci tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se Ahmeti, sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje u proklamua si kryetari më i miri, ndërsa kur doli u shndërrua në kryetar dështak.

“Besoj që nuk mundet një kryetar sa ishte pjesë e një partie politike, në këtë rast të Lëvizjes Vetëvendosje një prej kryetarëve më të mirë, një prej kryetarëve më të jashtëzakonshëm ashtu siç e ka proklamuar Lëvizja Vetëvendosje. Dhe në momentin që ka dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, ne e dimë se çka ka ndodhur, ka pasur ndarje dhe të bëhet një kryetar dështak, që nuk ka realizuar asgjë”.

Anëtari i AKR-së që u bë pjesë e Kuvendit të Prishtinës për të disa herë me radhë, theksoi se Shpend Ahmeti, u sha nga Lëvizja Vetëvendosje pasi doli nga kjo parti.

Mendoj që kjo është e pasinqertë. Kemi pasur njerëz dhe aktivistë që të kanë kundërshtuar jashtëzakonisht shumë nëse e ke prekur Shpendin, në Kuvend në mandatin e parë, ndërsa pas dy muajve kanë filluar vet që ta shajnë Shpendin për arsyen se ka bërë lëvizje, pra ka dalë. Kjo Mendoj që është pak e pasinqertë.

Shpend Ahmeti ia dorëzojë sot postin e kryetarit të Prishtinës Përparim Ramës, i cili do të qeverisë me kryeqytetin për katërvjet.