Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po sygjeron që të kEtë një mbyllje dyjavore të vendit për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid, raporton Gazeta Blic.
Ahmeti thekson se masat si ato që janë me Shqipërinë nuk janë zgjidhje, dhe vetëm irritojnë qytetarët.
Ai ka dhënë disa sugjerime për Qeverinë Kurti.
Reagimi i plotë:
Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.
1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese
2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente
Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.
Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur.


