Në episodin më të ri të Përballje Podcast, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe figurat që, sipas tij, dolën fituese në mënyrë individuale.
Njëri ndër emrat që ai veçoi ishte Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, të cilin Ahmeti e quajti fitues absolut të këtyre zgjedhjeve – jo për numrat, por për mënyrën si e sfidoi strukturën e vet partiake.
“Unë e kisha quajt Ramiz Lladrovcin fitues të këtyre zgjedhjeve. Pra i ka tregu një subjekti politik që nuk mundesh me vendos prej Prishtinës për kandidatin, që strukturat nuk janë krejt në kontroll të partisë që vota nuk mund të kontrollohet pse vendosin këtu në Prishtinë”, deklaroi Ahmeti.


