Kryetari në largim i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë, ku fitues doli Përparim Rama i LDK’së.
Ai e ka uruar Ramën për fitore, derisa ka pasur edhe disa fjalë për kandidatin e VV’së, Arben Vitinë.
Madje, Ahmeti ka paralajmëruar edhe tërheqjen e Vitisë nga angazhimi publik.
“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve. Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se do të jetë fundi i angazhimit tij publik. P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës”, ka shkruar Ahmeti.