Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se parku i Gërmisë është mbyllur përkohësisht, shkruan Gazeta Blic.
Ahmeti në ‘Facebook’, ka shkruar se ky vendim erdhi përshkak se gjatë orëve të pasdites kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ahmeti apelon te qytetarët të respektohet vendimi dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë .
Postimi i plotë:
Mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë
Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.
Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj.


