Ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka reaguar zv/kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrit të Financave Hekuran Kastari të cilët sipas tij ‘po krenohen’ me mbjelljen e taksave, siç është rasti me çmimin e derivateve dhe qëndrimin e betonuar të Qeverisë se nuk do ta heqin akcizën për këtë produktë, raporton Gazeta Blic.
Ahmeti ka ironizuar me të dy këta, duke thënë se nësë është “kjo logjika qeverisëse” atëherë shtetit t`i rris taksat në 50 për qind.
Reagimi i tij i plotë:
Zv. KM Bislimi tha se rritja e çmimit të naftes i ka sjellë shtetit 15 milion euro ma shumë.
Hekuran Murati tha se qëllimi i shtetit është me mbledh sa më shumë taksa, që me i rishpërnda.
Atëherë pse s’po i boni taksat 50% e rritne akcizën në 2 euro, mbledhni ma shumë pare.
Rritja e barrës tatimore sidomos në produkte bazike është rishpërndarje në vetvete. Sidomos kur nuk jeni tu bo rishpërndarje me qato që pi mbledhni.
Nuk e di ku po i merrni këto teori, as të majta e as të djathta.
Qytetarit që je tu i marr ma shumë taksa nuk mundet me u gëzu vec me faktin qe shteti paska bo pare.


