Lajme

Shpend Ahmeti i kërkon Përparim Ramës që mos ta ndërprejë projektin për sallën e re të sporteve

02/16/2022 23:48
nga:Gazeta Blic

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka kërkuar kryetarit aktual, Përparim Ramës që mos ta ndërprejë projektin për sallën e re të sporteve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka publikuar fotografi nga projekti i një kompanie sllovene që ka fituar në konkursin ndërkombëtar për sallen e re të sporteve me dorë në Prishtinë te Stacioni i Autobusëve.

“ Për më shumë, ne kemi ndarë edhe mjetet, dhe kemi filluar edhe prokurimin për këtë sallë super moderne që do të përdorej nga klubet e Prishtinës dhe përfaqësuesja e Kosovës. Sporti zhvillohet nga infrastruktura dhe shpresoj që kryetari Rama mos ta ndërprejë këtë projekt të domosdoshëm për Prishtinën”, tha Ahmeti.