Lajme

Shpejtim Bulliqi premton ngrohje qendrore për Podujevën në mandatin e ardhshëm

10/07/2025 12:14
nga:Genita C

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar realizimin e sistemit të ngrohjes qendrore në mandatin e ardhshëm, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, ky projekt do të sigurojë ngrohje efikase për mijëra banorë dhe njëkohësisht do të mbrojë ambientin duke reduktuar ngrohjen me dru. “Podujeva e së ardhmes ngrohet bashkë!”, ka shkruar Bulliqi.

Postimi i plotë:

Në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin tonë.

Ngrohje efikase dhe të qëndrueshme për mijëra banorë.

Përmes këti projekti do ta mbrojmë ambientin, duke zvogëluar prerjen e pyjeve nga ngrohja me dru.

Podujeva e së ardhmes ngrohet bashkë!