Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar fitoren si të përbashkët, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e familjes, miqve dhe çdo votuesi, duke premtuar vazhdim të qeverisjes së mirë dhe më shumë projekte për komunën.
“Ju siguroj se ky besim do të kthehet në edhe më shumë punë, projekte dhe të arritura për komunën tonë,” tha ai.


