Zgjedhjet Lokale

Shpejtim Bulliqi merr vendim për kompensimin e bujqve llapjanë nga dëmet e shkaktuara nga vërshimet

11/11/2021 19:25
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar vendimin për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi.

Në shumë prej 76 mijë e 350 euro do t’i kompenzojnë 188 fermerët që kanë pësuar nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore.

Shkrimi i plotë nga Shpejtim Bulliqi:

Sot kam nenshkruar vendimin për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi. Në bazë të buxhetit komunal që kemi në dispozicion, përkatësisht shuma prej 76 mijë e 350 euro do t’i kompenzojmë 188 fermerët që kanë pësuar nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore.

Gjatë javes së ardhshme do të ekzekutohen pagesat në llogaritë bankare të fermerëve.