Kryetari i komunës së Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit ka furnizuar 20 shkolla me laboratore për fizikë, kimi dhe biologji, raporton Gazeta Blic.
Bulliqi ka njoftuar se në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë furnizuar edhe 6 shkolla me llaptopë, printera e pajisje tjera elektronike në bazë të nevojave të shkollave.
“Së shpejti Komuna e Podujevës do të furnizojë edhe 25 shkolla tjera me kabinete të informatikës” njofton Bulliqi.
Njoftimi i plotë:
20 shkolla furnizohen me laboratorë të lëndëve Kimi, Fizikë dhe Biologji
Në vazhdën e aktiviteve në përmirësimin e cilësisë së arsimit nëpër shkolla, drejtoria e Arsimit ka furnizuar 20 shkolla me laboratore për fizikë, kimi dhe biologji. Gjithashtu në bashkëpunim me Bankën Botërore kemi furnizuar edhe 6 shkolla me llaptopë, printera e pajisje tjera elektronike në bazë të nevojave të shkollave.
Jam shumë i lumtur që përmes këtyre laboratoreve dhe pajisjeve tjera teknologjike nxënësit do të kenë mundësinë të bëjnë gërshetimin e mësimit teorik me atë praktik. Së shpejti Komuna e Podujevës do të furnizojë edhe 25 shkolla tjera me kabinete të informatikës.