Sporti

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

08/29/2026 17:01
nga:Mergim Rreci

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare, duke siguruar një tjetër sukses të rëndësishëm për Kosovën.

Zekaj zhvilloi paraqitje të mirë gjatë garave dhe në fund arriti të ngjitet në podium, duke e mbyllur garën me medalje.

Ky rezultat është një tjetër dëshmi e cilësisë së sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe një motivim i madh për Zekajn në vazhdim të karrierës së tij.

/GazetaBlic Sport/