Showtime

Shpat Kasapi nis ditën me një dedikim të ëmbël kushtuar të birit

04/03/2022 10:07
nga:Donika Fetahu

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, me bashkëshorten e tij, Selvije Jao, në janar të këtij viti u bënë prindër për herë të parë.

Çiftit ju erdhi në jetë një djalë të cilit ia vënë emrin, Roel.

Dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku po postojnë momemte të ndryshme me të voglin e tyre.

Së fundi, ka qenë artisti që ka ndarë një moment të ëmbël me Roelin derisa e kishte në krahët e tij.

“Gjithë shpirti imë”, ka qenë mbishkrimi që Kasapi i ka vendosur fotografisë.